0030 210 33 18 483

Telefonatë për bombë në stathmo Larisis dhe dy hotele

TV Tribuna 12 Mars 2023

Kanë rezultuar si farsë telefonatat e njëpasnjëshme për shpërthime bombash në stacionin e trenit stathmo Larisis dhe dy hotele në zonën Metaksurgjio dhe platia Vathis.

Në ora 08:40 të së dielës, një person i panjohur telefonoi në stathmo Larisi dhe tha se brenda 3 orëve do të shpërthente një bombë.

Në 08:42 kishte një telefonat në hotelin Stanley dhe u tha se një bombë do të shpërthente para stacionit të metrosë Metaksurgjio, por pa përcaktuar orën.

Telefonata e tretë, në ora 08:44 ishte për hotelin Novotel, ku përsëri u tha se do të shpërthente një bombë.

Në të tre vendngjarjet shkuan forca policore që bllokuan qarkullimin dhe evakuan stacionin Larisa dhe dy hotelet.

Ekipet e përballimit të mekanizmave eksplozivë nuk gjetën asgjë të dyshimtë dhe pak para orës 12:00 situata o rikthye në ritmet normale.

Ndaje me miqte