0030 210 33 18 483

Tensioni me Greqinë. BE paralajmëron Turqinë për sanksione

Tribuna TV 02 Tetor 2020

Bashkimi Europian ka paralajmëruar për sanksione ndaj Turqisë për shkak të “provokimeve dhe presioneve” të vazhdueshme ndaj Greqisë mbi burimet e energjisë dhe kufijtë detarë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i bëri thirrje Ankarasë "të përmbahet nga aktet e njëanshme" në Mesdheun lindor.

Në përfundim të samitit, zonja von der Leyen tha se është e dëshirueshme një marrëdhënie pozitive dhe konstruktive me Turqinë” dhe se kjo “do të ishte në masë të madhe edhe në interes të Ankarasë”.

“Por kjo do të funksionojë vetëm nëse provokimet dhe presionet ndalojnë. Ne pra, presim që Turqia tash e tutje të heqë dorë nga aktet e njëanshme”, shtoi von der Leyen.

Në rast se veprime të tilla përsëriten nga Ankaraja, BE do të përsërisë të gjitha instrumentet dhe opsionet që ka në dispozicion. Ne kemi një paketë mjetesh që mund ta zbatojmë menjëherë”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian.

Presidenti i Këshillit europian, Cherles Michel, përsëriti apelin ndaj Turqisë për ndalimin e akteve të njëanshme dhe  vuri në dukje se dy javët e ardhshme do të jenë të rëndësishme.

“Jemi të gatshëm të shfrytëzojmë të gjitha mjetet në rast se do të jetë nevoja”.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, u shpreh i kënaqur nga konkluzionet e samitit.

Mitsotakis

Bashkimi Europian dërgoi dje një mesazh të qartë uniteti, solidariteti dhe vendosmërie.

Deklaroi me qartësi absolute se ndalimi i çdo akti të njëanshëm përbën kusht për përmirësimin e marrëdhënieve të BE-së me Turqinë, diçka që të gjithë ne e dëshirojmë.

Mirëpo në të njëjtën kohë, e bëri krejtësisht të qartë se cilat do të jenë konsekuencat në rast se Turqia vazhdon sjelljen agresive të saj.

Greqia është absolutisht e kënaqur nga konkluzionet e samitit dhe synojmë sa më shpejt që të jetë e mundur fillimin e kontakteve eksploruese, ashtu sikurse janë angazhuar të dyja palët.

Ndaje me miqte