0030 210 33 18 483

Tiranë-Elbasan, hapet rruga deri tek Tuneli i Kërrabës

ATSH 15 Mars 2019

Pas 8 vitesh punime rruga Tiranë-Elbasan bëhet e kalueshme në të gjithë aksin e saj. Sot, më 14 mars, Ditën e Verës, hapet njëri krah i segmentit nga kryqëzimi i Ibës deri tek hyrja e tunelit të Kërrabës. Mjetet do të kalojnë në karrexhatën e majtë të këtij segmenti, ndërkohë që më parë kalimi bëhej nga aksi i vjetër nga Mulleti.

Ndërkohë është hapur plotësisht segmenti nga TEG-u deri tek kryqëzimi i Ibës, që deri më herët është bërë vetëm në karrexhatën e djathtë.

Janë hapur të dyja karrexhatat e segmentit nga rreth rrotullimi TEG km 0(2+800) deri tek rrethrrotullimi Ibë km 10+500, karrexhata e majtë të segmentit nga rrotullimin Ibë km 10+500 deri tek hyrja e tunelit të Kërrabës km 13+000(15+850).

Të dyja karrexhatat e segmentit nga rreth rrotullimi  TEG km 0(2+800) deri tek rreth rrotullimi Ibë km 10+500, do të jenë të kompletuara me të gjithë elementët e sigurisë rrugore në përputhje me projektin dhe në funksion të plotë te trafikut sipas senseve respektive të lëvizjes. Nga rreth rrotullimin Ibë km 10+500 deri tek hyrja e tunelit te Krrabës km 13+000(15+850), në dispozicion të përdoruesve do të jetë karrexhata e majtë  për të dyja senset e lëvizjes (Tiranë –Elbasan dhe Elbasan- Tiranë), deri në përfundimin e punimeve civile të këtij segmenti.

Ndaje me miqte