0030 210 33 18 483

Tispras shpall 11 masa për korrigjimin e padrejtësive

Tribuna TV 09 Shtator 2018

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka shpallur nga Selaniku një paketë masash, që sipas tij venë në vend padrejtësitë e imponuara gjatë viteve të krizës.

1) Ulje e tasksës për pasurinë e patundshme (ENFIA), deri në 50% për thuajse 1,2 milionë pronarë me të ardhura të ulëta dhe në plan afatmesëm 30%. Masa, që do të sanksionohet ligjërisht në fund të vitit, do të fillojë të zbatohet në dy faza, në 2019 dhe 2020. Në të njëjtën kohë do të përmirësohen edhe koeficentët, me qëllim që taksa të bëhet më e ulët për shtresat popullore dhe më e rëndë në pasurinë e madhe.

2) Ulje deri 35% e kontributeve për sigurimet shoqërore të profesionistëve të lirë me të ardhura deri 7.000 euro dhe gjithashtu 35% për fermerët. Në të njëjtën kohë, ulen kontributet për pension suplementar për mjekët, avokatët, inxhinierët, duke u vendosur në minimumin e sotëm, pra 64,5 euro në muaj.

3) Ulje me 4% e tatimit për bizneset nga 29% që është sot, në 25%, gradualisht deri në 1 janar 2022. Kjo masë do të fillojë të zbatohet nga 1 janari 2019.

4) Subvencionim i qirasë me shuma nga 70 deri 200 euro në muaj, me kriter të ardhurat, për të paktën 300.000 familje, duke filluar nga 1 janari 2019.

5) Shlyerje e mbajtjes nga paga në mënyrë retrospektive për forcat e armatosura dhe të sigurisë, gjykatësit, universitarët, një shumë thuajse 1 miliard euro, brenda vitit 2018.

6) Mbështetja dhe sanksionimi i programit “Ndihmë në shtëpi” për të moshuarit dhe invalidët, me punësimin menjëherë të 3.000 punonjësve – personel i specializuar, brenda vitit 2019.

7) Forcim i kujdesit parësor në shkollat publike me punësimin menjëherë të 4.500 arsimtarëve dhe personel të specializuar.

8) Heqje e taksës tregtare për fermerët e organizuar në kooperativa dhe për bizneset inaktive, duke filluar nga 1 janari 2019.

9) Subvensionim i tërësisë së kontributeve të sogurimeve shoqërore për punonjësit e rinj me moshë 25 vjeç në sektorin privat. 50% nga 1 janari 2019 dhe 100% nga 1 janari 2020.

10) Ndryshim i koeficenteve të tatimit mbi vlerën e shtuar (FPA), me ulje 2%, të FPA së madhe nga 24% në 22% dhe 1% të FPA të vogël, nga 13% në 12%, nga 1 janari 2021.

11) Nisja e procedurave për rritjen e pagës minimale nga fillimi i vitit 2019.

Ndaje me miqte