0030 210 33 18 483

Titulli “Mjeshtër i Madh” për ish-futbollistin e Kombëtares, Edvin Murati

ATSH 12 Nentor 2018

-Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edvin Murati është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Presidenti Meta ishte në Paris ku i dorëzoi titullin “Mjeshtër i Madh”, Muratit.

“Sot në qytetin e klubit të famshëm të futbollit Paris-Saint-Germain, pata kënaqësinë e veçantë t’i akordoja yllit të futbollit tonë, Edvin Murati titullin: “Mjeshtër i Madh”, shprehet Presidenti Meta.

“Së bashku me vlerësimin për kontributin e tij në promovimin e Shqipërisë në Francë, një urim të veçantë për të me rastin e ditëlindjes dhe për familjen e tij të dashur, këtë investim të bukur në marrëdhëniet mes vendeve dhe popujve tanë”, thekson ai.

Ndaje me miqte