0030 210 33 18 483

Tmerr: Hodhi vajzën 5 vjeçare nga tarraca dhe vrau edhe veten

TV TRIBUNA 02 Janar 2020

Një tragjedi e pashembullt ka ndodhur të enjten 2 janar në Pefki të Athinës, në rrugën Kolokotroni 67.

Një nënë 32 vjeçare ka hedhur nga tarraca e banesës trekatëshe vajzën 5 vjeçe që ka vdekur në vend dhe pastaj është hedhur edhe vetë duke i dhënë fund jetës.

Sipas banorëve, gruaja ishte e divorcuar dhe kishte probleme psikologjike, ndërsa ish-vjehrri tha se edhe vogëlushja kishte probleme shëndetësore.

“Unë nuk dija gjë, pse djali punonte natën e vitit të ri. E morën në telefon dhe i thanë hajde në shtëpi se na e kanë vjedhur. Ai mori mua dhe më tha të shkoj të sh8ikoj si është puna. Erdha këtu dhe shikoj nusen time të rënë në rrugë bashkë me vajzën dhe të mbuluar me çarçaf. Nuk mund ta besoj. Përse të marrë dhe vajzën me vete? Kishte probleme shëndetësore vogëlushja jonë, por ne e donim. Përse? Nuk mund ta besoj” tha vjehrri.

Hetime për ngjarjen po zhvillon drejtoria e sigurimit publik e Athinës.

Ndaje me miqte