Toyota kthen 1,1 milionë automjete pas defektit në airbag
28 Mars 2018
TOKIO, 28 mars /ATSH-DPA/ – Kompania japoneze e makinave ”Toyota Motor” kërkoi kthimin e 1,17 milionë automjeteve në nivel global për shkak të një defekti të mundshëm të airbag-ve, të prodhuar nga kompania japonez “Takata”, njoftoi sot prodhuesi i automjeteve.
“Toyota ka përfshirë 249 000 automjete në Japoni dhe 210 000 në Europë”, njoftoi një zëdhënëse e kompanisë.
“Automjetet që janë kërkuar të rikthehen përfshijnë modele të tilla si Alphard, Vellfire, Corolla Rumion dhe Noah ose Voxy”, njoftoi kompania japoneze më e madhe e prodhimit të automjeteve.
Airbag-ët me defekt e ka detyruar Toyota Motor të kërkojë rikthimin e 100 milionë automjeteve në nivel global.
Airbag-ët mund të shkëputen gjatë një situate përplasjeje, duke shpërndarë copëza metali në drejtim të shoferëve dhe pasagjerëve.
Airbag-ët e dëmtuar kanë shkaktuar më shumë se 20 vdekje në të gjithë botën.
Ndaje me miqte