0030 210 33 18 483

Tragjedi në Kakavijë: Humb jetën fëmija 10 vjeçar

TV TRIBUNA 15 Gusht 2020

Tortura e pritjes në radhët prej kilometrash në Kakavijë, ka marrë sot përmasa tragjike.

Një fëmijë 10 vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e goditjes nga një autoambulancë.

Siç raporton televizioni publik shqiptar, RTSH, fëmija nga Lezha kishte që mbrëmjen e djeshme që priste në radhë për të kaluar pikën kufitare të Kakavijës, bashkë me familjen e tij. Mësohet se ai ka dalë para ambulancës që po ecte me shpejtësi, duke humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Policia ka bërë shoqërimin e shoferit të ambulancës ndërsa drejt spitalit të Gjirokastrës është dërguar edhe nëna e fëmijës pasi i ka rënë të fikët.

Fjalët janë të tepërta në këto momente. Të gjithë bashkohemi me dhimbjen e papërshkrueshme të familjes që ishte nisur për në Greqi, ku ndodhen si emigrantë.

E pastë dheun të lehtë engjëlli i vogël...

Ndaje me miqte