0030 210 33 18 483

Tragjedi në Kavala, digjen të gjallë 10 emigrantë

Tribuna TV 13 Tetor 2018

11 persona, 10 nga të cilët emigrantë klandestinë, kanë gjetur vdekjen pasi mjeti që u i transportonte u përfshi nga flakët si pasojë e një përplasjeje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e të shtunës në afërsi të Kavalas.

Mikrobuzi që transportonte emigrantët u përplas ballazi me një maune dhe të dy mjetet u përfshinë nga flakët.

Pasagjerët e mikrobuzit nuk mundën të dilnin nga mjeti dhe u dogjën të gjallë. Mes të vdekurve është edhe drejtuesi i mjetit.  Pas verifikimit rezultoi se ai ishte implikuar edhe here të tjera në trafikim klandestinësh.

Drejtuesi i mjetit tjetër shpëtoi me lëndime të lehta dhe pasi iu dha ndihma e parë u la i lirë.

Ende nuk dihet nacionaliteti i emigrantëve, që me gjasë kishin ardhur nëpërmjet kufirit turko grek.

Ndaje me miqte