0030 210 33 18 483

Tragjedi në Selanik: Prindërit humbin jetën, fëmijët plagosen rëndë në aksidentin e rëndë

Tribuna News Network 16 Gusht 2023

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në autostradën Selanik-Serron, në Athinë, ku një çift ka humbur jetën. Ata po udhëtonin së bashku me dy fëmijët e tyre, të cilët janë plagosur rëndë dhe aktualisht janë në spital për trajtim.

 

Raportet fillestare tregojnë se mjeti me targa rumune është përplasur me një kamion në kilometrin 18 të autostradës. Si rezultat, shoferi dhe gruaja e tij, të moshave 45 dhe 48 vjeç, kanë humbur jetën tragjikisht. Fëmijët e tyre, 7 dhe 10 vjeç, janë mbetur të plagosur rëndë.

 

Policia ka bllokuar trafikun në vendngjarje deri në nxjerrjen e viktimave dhe pastrimin e rrugës. Ngjarja është shumë e trishtueshme dhe kërkon angazhim të plote të autoriteteve për të kuptuar shkaqet dhe për të marrë masa të nevojshme për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen

Ndaje me miqte