0030 210 33 18 483

Tragjedi: vritet në aksident vogëlushi shqiptar 5 ditë pas mbërritjes në SHBA

Tribuna TV 26 Prill 2018

Një djalë 12-vjeçar shqiptar pësoi një aksident tragjik në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 5 ditë pasi ishte larguar nga Shqipëria së bashku me familjen e tij.

Mediat amerikane bëjnë me dije se i mituri i identifikuar si Elios Xhemollari u përplas nga një kamion në kohën që po shëtiste me biçikletë në Garfilld.

Kamioni po drejtohej nga një 43-vjeçar me banim në Nju Xhersi. Drejtuesi i mjetit po bashkëpunon me policinë për zbardhjen e ngjarjes, por nuk është ngritur asnjë akuzë kundër tij.

Policia thotë se ditët e fundit Eliosi kishte nisur procedurat për t’u regjistruar në shkollë.

Ndaje me miqte