0030 210 33 18 483

Tragjedia, arrin në 57 numri i të vdekurve

TV TRIBUNA 02 Mars 2023

Opinioni publik në Greqi po ndjek i tronditur zhvillimet pas aksidentit tragjik të përplasjes së dy trenave.

Sipas informacionit zyrtar nga shërbimi zjarrfikës, mesditën e të enjtes, numri i të vdekurve kishte shkuar në 46.

Por pasdite, shefja e shërbimit mjeko-ligjor të Larisas, Rubini Leontari, i tha radios Real FM, se numri i të vdekurve deri në atë moment ishte 57.

Dr. Leontari tha se janë transportuar në morg 14 kufoma të tjera të karbonizuara, çka e çon numrin e të vdekurve në 57.

Në të njëjtën kohë, vuri në dukje, se ka më shumë se dhjetë thasë me gjymtyrë, që ende nuk janë identifikuar.

Ndaje me miqte