0030 210 33 18 483

Tragjedia e 3-vjeçarit në Tinos, para kujdestares së shtëpisë - një histori e tmerrshme

Tribuna News Network 30 Gusht 2023

Informacione të reja kanë dalë në dritë për vdekjen e 3-vjeçarit në Tinos, sipas informacioneve fëmija duket se është mbytur nga pulpat e rrushit .

 

Ngjarja ka ndodhur pas orës 9 të mëngjesit, në shtëpi ndodhej punonjësia e familjes, e cila ka njoftuar menjëherë babain e fëmijës.

 

 

Babai me fëmijën në krahë shkoji drejt statcionit të policisë së ishullit, sepse ishte pikërisht pranë shtëpisë së tij.

 

Mbytja me gjasë ka ardhur nga pulpat e rrushit, pasi gjatë dhënies së ndihmës së parë të policisë, fëmija ka nxjerrë të paktën 2 pulpa rrushi nga goja.

 

Megjithatë, kur mbërriti me makinë policie në Qendrën Shëndetësore të Tinos, tashmë ishte tepër vonë dhe fëmija dha frymën e fundit.

Policia po kryen hetimet paraprake, ndërsa do të kryhet autopsia.

 

Ndaje me miqte