0030 210 33 18 483

Tragjike: E mbyti beben e porsalindur dhe e flaku në kazanin e plehrave

Tribuna TV 14 Maj 2018

Nënë e bijë, qytetare greke, por me origjinë nga Shqipëria kanë rënë në duart e policisë, të akuzuara për mbytjen e një bebeje të porsalindur, në shkurt të këtij viti, në Petrupoli të Athinës.

19 vjeçarja dhe nëna e saj me moshë 54 vjeç, duket se kanë pranuar që i morën jetën foshnjës pse kishte lindur si pasojë e një “shtatzënie të padëshirueshme” dhe e hodhën më pas në një kazan plehrash. 

Të dy gratë u lokalizuan pas kërkimeve të autoriteteve policore, mbi bazën e kampionëve të ADN që ishin gjetur në vendngjarje.

Sipas mediave që citojnë burime nga organi i akuzës, 19 vjeçarja tha në polici se e kishte njohur partnerin e saj përmes facebook-ut dhe se shtatzania rezultoi pa e dashur asnjeri prej të dyve. Ajo i tha të jëmës se ishte shtatzanë, kur ndodhej në muajin e shtatë. Së bashku vendosën që ta mbanin sekret nga të tjerët. 

Kur erdhi ora, 19 vjeçarja lindi në banjerën e apartamentit, me ndihmën e të jëmës.

“Kur doli nëna nga banja, atëherë e mbyta foshnjen. Nuk doja ta vdisja. I shtrëngova qafën me një kordon që të pushonte së qari. Mirëpo bebja nxorri gjak nga goja dhe atëherë kërkova kartopeceta që të ndaloja hemorragjinë. Nëna nuk shihte se çfarë po bëja, pse ishte jashtë banjës”, thuhet se ka deponuar 19 vjeçarja. 

Nëna, nga ana e vet, ka deponuar se “trokisja te porta dhe e pyesja çfarë po bën, çfarë po bën. Kur më hapi derën, hyra brenda dhe e gjeta beben pa jetë brenda në një qese”.



Si arritën t’i zbulonin

Portali “zougla.gr”, citon burime nga policia greke që kanë treguar se si ranë në gjurmë të autoreve të këtij krimi makabër. Ata thanë e u mbështetën te statistikat. Domethënë e dinin paraprakisht se gratë që kryejnë akte të tilla janë zakonisht të moshës nga 19 deri 25 vjeç. Prandaj nisën kërkimet në këtë grupmoshë në zonën e Petrupolit, duke marrë edhe kampionë DNA, derisa mbërritën tek 19 vjeçarja.

Kujtojmë se kufoma e bebes, në gjendje të avancuar dekompozimi, u gjet në një kazan plehra në kryqëzimin e rrugëve Pindu dhe Anatolikis Rumelias, në Petrupoli.
 

Ndaje me miqte