0030 210 33 18 483

Traineri Reja: Kemi shanse për kualifikim

TV TRIBUNA 25 Qershor 2019

Traineri i Kuqezinjve, Edy Reja beson se Shqipëria ka shanse për t’u kualifikuar për në finalet e Euro 2020.

"Ne humbëm në Islandë pa e merituar, ata bënë vetëm një gol në gol duke përdorur zgjuarsinë mbrojtëse. Më pas ne mundëm Moldavinë, më thanë se nuk e kishin parë njëri-tjetrin duke luajtur aq mirë për një kohë të gjatë. Njerëzit ishin gjithashtu të kënaqur”, ka thënë reja në një intervistë për gazetën italiane Gazetto dello Sport, që u publikua të martën.

“Do ta provojmë, do të jetë e vështirë. Do të luajmë gjithçka në Turqi”, ka shtuar Edy Reja.

Edy Reja sqaron për “Gazzetta dello Sport” sistemin e lojës që ka zgjedhur dhe se prioritet ka reshtimi në mbrojtje.

“E kam nisur me 3-5-2, me dy sulmues mes Sadiku, Cikalleshit, Balajt e Uzuni. Jam përpjekur ta bëj mbrojtjen më solide. Më të fortët? Janë ata të cilët luajnë në Itali, si Hysaj e Veseli”.

73-vjeçari Reja thotë se kishte patur më parë edhe ofertë nga një tjetër përfaqësuese dhe se donte ta mbyllte karrierën me një skuadër kombëtare.

“U lodha duke stërvitur skuadrat e klubeve, pas Atalantës refuzova disa propozime interesante si Udinese, Benevento e Verona. Doja ta mbyllja karrierën me një Kombëtare. Më parë isha shumë pranë Sllovenisë, po nuk u realizua. Kur më telefonoi Armand Duka, pranova menjëherë. Jam ende në formë, fizikisht jam mirë”.

I pyetur se përse Shqipëria preferon trainerë italianë (Dossena, De Biasi, Panucci, Reja përgjigjet në mënyrë koncize, “Për shkak se ata ndihen afër nesh dhe e kuptojnë gjuhën tonë”.

Në intervistën që titullohet Reja rifillon në 73 (vjeç) “jetë e re në Shqipëri”, traineri i kombëtares vëren se Shqipëria është “një vend me zhvillim të madh ekonomik dhe entusiazëm të pabesueshëm”.

Në kohën që ka firmosur vetëm për gjashtë ndeshje në krye të pankinës Kuqezi, Edy Reja e ka lënë të hapur mundësinë e rinovimit të kontratës: “pas eliminatoreve do të shohim se cilat janë kushtet për të vazhduar.

Ndaje me miqte