Të shtunën tregjet fshatare, të njohura në Greqi me emrin "Laiki" do të jenë mbyllur, si një masë e jashtëzakonshme për të frenuar përhapjen e Koronavirusit.
Njoftimi u bë nga zëvendësministri i mbrojtjres civile, Nikos Hardalias.
Hardalias shtoi se që nga e hëna, numri i tezgave në Laiki do të reduktohet në 50% për çdo sektor, ndërsa tezgat dhe prodhuesit-shitësit, do të duhet të vendosen një distancë prej pesë metrash larg njeri tjetrit.
Sa u përket supermerkateve, Hardalias tha se nga e hëna do të jetë e detyrueshme që të futet një klient për çdo 15 metra katrorë, ndërsa deri tani ishte një klient për 10 m2.