0030 210 33 18 483

Trikala, i burgosuri shqiptar vret bashkëvuajtësin grek

TV Tribuna 12 Prill 2019

Një i burgosur shqiptar akuzohet se ka vrarë një bashkëvuajtësin e tij grek, në burgun e Trikalas, në pjesën perëndimore të Thesalisë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e të premtes, ndërsa policia lokale shpërndau pasdite vonë një njoftim, ku thuhet se “autori e sulmoi viktimën për shkaqe që ende nuk dihen”.

Policia shton se i arrestuari do të dërgohet në prokurorinë e Trikalas, ku do t’i ko0munikohet akuza dhe masa e mbajtjes në paraburgim deri ditën e gjykimit.

Trupi i pajetë i 66 vjeçarit u gjet në qeli, ku ai ndodhej që prej një jave bashkë me shtetasin shqiptar, të moshës 55 vjeç.

Sipas mediave lokale, viktima gjeti vdekjen për shkak të goditjeve të njëpasnjëshme në kokë.

Mediat u referohen burimeve ekskluzive, sipas të cilave, 55 vjeçari kishte probleme psikologjike dhe se gjatë gjithë kohës para ngjarjes nuk kishte pasur asnjë debat me viktimën.

Ai ishte dënuar me 8 muaj burg për hyrje të paligjshme në Greqi dhe do të lirohej pas disa ditësh.

Ndërsa 66 vjeçari vuante një dënim një vjeçar, i akuzuar për trafik lëndësh narkotike.

Ndaje me miqte