Trump jashtë listës së Forbes të 400 amerikanëve më të pasur
05 Nentor 2021
UASHINGTON /ATSH-ANSA/ – Donald Trump është hequr nga lista e Forbes e 400 personave më të pasur të Amerikës, për herë të parë në 25 vjet.
Pasuria e ish-presidentit amerikan arrin në 2,5 miliardë dollarë, 400 milionë nën pragun e nevojshëm për të hyrë në listën prestigjioze.
Dhe të thuash se nga viti 1997 deri në vitin 2016, përpara se të bashkohej me Shtëpinë e Bardhë, manjati kishte qëndruar fort në krye të renditjes.
Sipas Forbes, pasuria e Trump mund të ishte të paktën 7 miliardë dollarë sot, por dy faktorë i kushtuan shtrenjtë ish-presidentit: nga njëra anë vendimi për të mos investuar një pjesë të madhe të aseteve të tij, nga ana tjetër pasojat e pandemisë në asetet e saj të pasurive të paluajtshme dhe humbja e vlerës së Trump Towers.
Ndaje me miqte