0030 210 33 18 483

Trump mund të qëndrojë në Kretë

Tribuna TV 08 Qershor 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shumë gjasë që këtë fundjavë të qëndrojë për pak në territorin grek, rrugës për në Singapor, ku pritet të takohet me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong un.

Në bazën ushtarake amerikane të Sudas në ishullin e Kretës, po bëhen përgatitje të ethshme për pritjen e presidentit Donald Trump.

Burime nga ambasada amerikane në Athinë kanë konfirmuar operacionin e përgatitjeve, duke folur për agjencinë zyrtare të lajmeve ANA-MPA.

Sipas ambasadës amerikane, ka shumë gjasë që avioni Air Fprce One të ulet në bazën e Sudas për furnizim.

Gjithsesi, burimet nga ambasada amerikane kanë theksuar se ende nuk është fiksuar përfundimisht nëse avioni do të ulet apo jo në Kretë, pasi programi i udhëtimit është ende duke u hartuar.

Në fundjavë, presidenti Donald Trump do të niset për në Singapor, ku të martën do të zhvillojë takimin historik me liderin e Koresë së veriut, Kim Jong un.

Ndaje me miqte