Trump përgëzon Tsipras - Zaev për marrëveshjen e Prepës
Tribuna TV
21 Shkurt 2019
Presidenti amerikan Donald Trum i ka dërguar një letër kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, për ta përgëzuar pas votimit nga parlamenti grek të Marrëveshjes së prespës.
Sipas Trump, marrëveshja përbën një arritje historike për Balkanin, si dhe dëshmon kurajën prej udhëheqësi të zotit Tsipras.
Më tej, presidenti amerikan shton se Greqia dëshmoi se është shtyllë e stabilitetit në një rajon të komplikuar dhe shpreh shpresën se marrëveshja do të frymëzojë dhe vende të tjera në rajon që të zgjidhin mosmarrëveshjet ndërmjet tyre.
Presidenti Trump konkludon se Greqia është një aleat dhe partner i rëndësishëm i SHBA dhe se synon në vazhdimin e bashkëpunimit për garantimin e paqes dhe të prosperitetit në Mesdheun Lindor dhe në Ballkan.
Një letër të ngjashëm i ka dërguar presidenti amerikan edhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
“Është arritja më historike në Ballkan pas marrëveshjes së Dejtonit (1995) dhe shfaq aftësitë kurajoze prej lideri, që treguat. Me përpjekjet që bëtë, bashkë me kryeministrin Aleksis Tsipras garantuat një të ardhme më të qëndrueshme dhe prosperte, jo vetëm për të dy vendet, por edhe për gjithë rajonin”, vë në dukje presidenti Trump.
Ndaje me miqte