0030 210 33 18 483

Trump:

Zëri i Amerikës 04 Nentor 2020

Presidenti Trump bëri një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë, ku deklaroi fitore në zgjedhje edhe pse numërimi i votave është ende në proces.

Ai tha se "një grup njerëzish mjaft të trishtuar po përpiqen t'u heqin të drejtën e votimit një grupi tjetër dhe ne nuk do të pranojmë këtë."

Presidenti përmendi një numër shtetesh ku ai tha se kishte fituar, por ku organizatat mediatike nuk kanë shpallur ende një fitues.

"Ky është mashtrim ndaj publikut amerikan, është një turp për vendin tonë," tha Presidenti Trump.

"Ne po përgatiteshim t'i fitonim këto zgjedhje, sinqerisht ne i fituam këto zgjedhje. Prandaj synimi ynë tani është të sigurojmë integritetin për të mirën e këtij vendi. Ky është një moment i madh, është njëp mashtrim i madh ndaj vendit tonë. Ne duam që ligji të përdoret në mënyrën e duhur. Prandaj do t'i drejtohemi Gjykatës së Lartë."

Ndaje me miqte