0030 210 33 18 483

Tsiodras: Arsyet që thamë "po" për hapjen e shkollave

TV Tribuna 01 Maj 2020

Koordinatori grek për koronavirusin, prof. Sotiris Tsiodras ka shpjeguar arsyet përse komisioni i ekspertëve të ministrisë së shëndetësisë mori vendimin për rifillimin e mësimeve në vitin e tretë të shkollave të mesme.
Sipas tij, tashmë e dimë se infeksionet paraqiten tek moshat e reja në një sasi shumë më të vogël në raport me të rriturit. Gjithashtu, në krahasim me të rriturit, të rinjtë shfaqin simptoma më të buta.
Së treti, sipas të dhënave statistikore, vetëm 1% e rasteve të përgjithshme në Kinë ishin të rinj me moshë deri 18 vjeç.
Së katërti, sipas studimeve ekzistuese, të rinjtë infektohen kryesisht në ambientin familjar se sa në shkollë.
Së pesti, këto mosha kanë tri herë më pak mundësi oinfektimi në raport me ata që janë mbi 20 vjeç dhe ketër herë më pak në raport me të rriturit e moshës mbi 65 vjeç.
Së fundi, përcjellja e virusit nga fëmija tek i rrituri është e pazakontë, ndërsa është e pamundur të përbëjnë burime fillestare infektimi, sipas studimeve përkatëse.
Në këtë fazë, është i rëndësishëm rikthimi i nxënësve në normalitet, përfundoi Tsiodras, ndërsa në përgjigje të një pyetjeje, tha se nuk do të ketë matje të temperaturës së nxënësve gjatë kohës së hyrjes së tyre në shkollë.
 

Ndaje me miqte