0030 210 33 18 483

Tsiodras “Falë vaksninës” evituam 8.400 vdekje

TV TRIBUNA 20 Tetor 2021

Falë vaksinave anti Covid Greqia vlerësohet se ka evituar 8.400 vdekje dhe 5.560 shtrime në repartet e trajtimit intensiv, deklaroi profesori Sotiris Tsiodras, duke iu referuar një studimi të kryer në spitalet e mëdha të vendit për antitrupat dhe imunitetin e personave të vaksinuar dhe atyre që kanë kaluar sëmundjen.

Tsiodras  nënvizoi se sa më shumë që shtohet numri i vaksinimeve paraqiten infeksione dhe te personat e vaksinuar. Sipas tij, kjo nuk do të thotë se vaksina nuk funksionon dhe se nuk ka rezultat. Rreziku që të infektohen personat e vaksinuar është 11 herë më i ulët në rapor me të pavaksinuarit, theksoi Tsiodras.

Profesor Tsiodras shtoi se po të qe vaksinuar 95% e popullsisë deri në mesin e korrikut, në Greqi do të kishte 1.200 vdekje më pak.

Ndaje me miqte