0030 210 33 18 483

Tsiodras: Mesazhe optimiste për ecurinë e Koronavirusit

TV Tribuna 03 Prill 2020

Koordinatori i ministrisë greke të shëndetësisë, Sotiris Tisodras, u është referuar sot mesazheve të para optimiste për ecurinë e epidemisë në vend, por në të njëjtën kohë ka theksuar se nuk duhet rënë në vetëkënaqësi, "pse po të ndodhë kjo virusi do të na shkatërrojë shpejt".
Siç tha gjatë informimit të gazetarëve, Tsiodras e sheh ecurinë e epidemisë "me një optimizëm të përmbajtur". Ai theksoi se ka "disa mesazhe të vogla, por optimiste, një rritje të ngadaltë, ndoshta më vonë do të kemi dhe ulje, por kjo varet vetëm nga ne".
Tsiodras shtoi se "mund të gëzohemi, por kini parasysh se shpejt mund të arrijmë dhe në ekstremin tjetër, prandaj rekomandohet zbatim i plotë dhe rigoroz i masave".
"Nuk do të rrimë përgjithmonë të mbyllur brenda, por masat që kemi marrë po shpëtojnë çdo ditë jetë njerëzore".
Ai e la të hapur mundësinë e një heqjeje graduale të masave kufizuese, atëherë kur faktet do të jenë të argumentuara dhe ne tragojnë se është diçka që mund ta bëjmë.

1.613 rastet e reja, 59 vdekje
Tsiodras njoftoi të premten se janë evidentuar 99 raste të reja, si dhe 199 në anijen krocerë "Elefterios Venizelos". Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 1.613.
Numri i pacientëve të intubuar është 92, prej të cilëve 23 gra dhe të tjerët burra, ndërsa mosha mesatare e tyre 66 vjeç.
Numri i të vdekurve nga Koronavirusi në Greqi arriti në 59. Mopsha mesatare be të vdekurve është 71 vjeç dhe 49 prej tyre ishin burra, ndërsa 10 gra.

Ndaje me miqte