0030 210 33 18 483

Tsiodras: Në Greqi janë prekur nga Koronavirusi deri në 10.000 veta

TV Tribuna 23 Mars 2020

71 raste të reja me Koronavirus janë konfirmuar 24 orët e fundit në Greqi, siç bëri të ditur koordinatori i ministrisë së shëndetësisë, Sotiris Tsiodras të hënën pasdite.
Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 695.
Ndërkohë, bilanci të vdekurve ka shkuar në 17, pasi dy persona humbën jetën në 24 orët e fundit.
Nëpër spitale po kurohen 114 pacientë, nga të cilët 35 gjenden në sallat e reanimacionit.
Tsiodras vlerësoi se në bazë të të dhënave shkencore, nga 8 mijë deri në 10 mijë persona në Greqi janë prekur nga Koronavirusi.
 

Ndaje me miqte