0030 210 33 18 483

Tsiodras: Rastet me Koronavirus do të shtohen, por se sa, varet nga ne

TV Tribuna 21 Mars 2020

Koordinatori i ministrisë së shëndetësisë për Koronavirusin, Sotiris Tsiodras, ka shprehur parashikimin se rastet me Covid-19 në Greqi do të shtohen. "Do të shtohen, jemi ende në fillim, por është e rëndësishme se kemi fituar kohë të çmuar për të finalizuar planizimet e nevojshme", deklaroi Tsiodras gjatë informimit të gazetarëve të shtunën pasdite.
Tsiodras njoftoi se 24 orët e fundit janë evidentuar 35 raste të reja, dhe tre vdekje nga Koronavirusi. Sipas tij, numri i vdekjeve nga Covid-19 në Greqi është 13. 12 prej tyre kishin probleme serioze shëndetësore, ndërsa i 13-i ishte mbi 80 vjeç. Mosha mesatare e të vdekurve është 76 vjeç.
Lidhur me numrin e të sëmurëve që po kurohen, Tsiodras tha se janë 100, nga të cilët 18 janë në reanimacion.
Numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi është tashmë është 530. Për 98 raste -shumica e të cilave në rajonin e Athinës-, nuk është përcaktuar mënyra e infeksionit.
 

Ndaje me miqte