0030 210 33 18 483

Tsipras: 2023-shi, viti i ndryshimit

TV Tribuna 02 Janar 2023

Mesazhi i liderit të opozitës për vitin e ri

 

Vigjilja e vitit të ri është gjithmonë një ditë shprese, sado të vështira që të jenë rrethanat, sado i rëndë që të jetë bilanci i viti të mëparshëm.

Viti që po lind mundet vërtet të jetë një vit shprese, sepse do të jetë viti i parë i ndryshimit. Viti që drejtësia do të fillojë më në fund të imponojë normalitetin e vet në ekonomi, në shoqëri, në punë, në shtet, gjithkund.

Në 2022 u provuan mbi trupin e atdheut tonë të gjitha recetat e një politike që përmbi njerëzit vendos fitimet, superfitimet, spekulimet.

Përmbi drejtësinë, përmbi dinjitetin.

Madje edhe përmbi të drejtën e mbijetesës.

Bilancin nuk keni nevojë t’jua tregojë kush. E jetoni çdo ditë. Në shtëpi, në punë, në shkollë, në universitet, në supermarket, në radhët e papunësisë dhe në ofendimin nga “pass”-et e ndryshme, që rezervojnë filantropinë për të shumtët dhe spekulimin më të paskrupullt për një pakicë.

Përballë këtij marshimi barbar, një është urimi dhe shpresa që po përhapet në të gjithë vendin: të ndalojë këtu ky makth. Makthi i shtrenjtësisë që po rrethon miliona familje.

Makthi i shpërbërjes së çdo strukture publike, të përvetësimit të sistemit të shëndetit publik që ka kushtuar faktikisht mijëra jetë.

Makthi i pamjes së fëmijëve që nuk kanë të ushqehen, të fëmijve që presin me muaj në radhë për një ndërhyrje kirurgjikale, të të rinjve që iu ndalohet madje dhe të ëndërrojnë një të nesërme me arsimim dhe jetë krijuese.

Makthi i keqtrajtimit të shtetit të së drejtës, me përgjimet dhe përpjekjen e kamuflimit të tyre, me gënjeshtrën, me propagandën dhe përçarjen që mobilizohen  për të fshehur rishpërndarjen pa precedent në favor të një pakice të fuqishmish dhe në kurriz të shumicës.

2023-shi do të jetë vit që do të bëjë vepër këtë urim dhe shpresë.

Me terma ndryshimi politik e jo shkëmbimi.

Me duar të pastra.

Me terma jo hakmarrjeje, por drejtësie. Asaj drejtësie që në çfarëdo kampi politik që të përkasësh, për cilëndo parti të kesh votuar, nuk mund mos ta kuptosh dhe mos ta kërkosh.

Drejtësia është secili prej nesh.

Ndryshimi është secili prej nesh.

Pjesën tonë të dritës do ta fitojmë me qëndrimin tonë, me solidaritetin tone dhe me luftën tonë.

Ju uroj me gjithë shpirt të gjithëve, vit të mbarë.

Ndaje me miqte