Tsipras: Askush nuk mundet më të na imponohet
Tribuna TV
03 Maj 2018
"Jemi këtu që t’u themi të gjithëve se Greqia përbën një fuqi stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajonin e gjerë”, theksoi kryeministri grek, Aleksis Tsipras, gjatë një fjalimi në ishullin Limnos.
“Detyra jonë e parë është ajo e sigurisë, mbrojtja e kufijve dhe e integritetit territorial. Detyra e dytë, është kujdesi i vazhdueshëm për përmirësimin e jetës së njerëzve që jetojnë në këto zona të largëta, me plan dhe disiplinë kështu që të avancojmë në ndërhyrjet që ka nevojë komuniteti”.
“Kaluam tetë vite të vështira”, shtoi kryeministri, “Greqia arriti të qëndrojë në këmbë dhe kohët e fundit arritëm një ekuilibrim fiskal të jashtëzakonshëm. Askush nuk mundet më të na imponojë se çfarë të bëjmë. Pas pak muajsh Greqia del me fuqinë e vet dhe pastër nga një aventurë e vështirë ku shkoi për shkak të një menaxhimi të pamenduar që na çoi në falimentim”.
“Mirëpo sot”, theksoi, “falë sakrificave të popullit grek mund ta vështrojmë sërish, me më shumë optimizëm, të ardhmen”.
Ndaje me miqte