Tsipras: Ballkani të bëhet epiqendra e paqes, bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët
Tribuna TV
22 Dhjetor 2018
“Ballkani duhet të bëhet sërish epiqendra e paqes, bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët dhe kjo nuk mund veçse të kalojë edhe nëpërmjet zgjerimit të BE-së”, deklaroi kryeministri grek Aleksis Tsipras në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit të Greqi – Serbi – Bullgari – Rumani, në Beograd.
“Presidenca bullgare dhe shansin që të kapim sërish fillin e axhendës së Selanikut të presidencës greke në 2003 dhe krijoi premisa që të mundim ta vëmë Ballkanin në epiqendër”, tha Tsipras.
“Siç rezultoi edhe nga takimi ynë, ecuria e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë një nga prioritetet e rëndësishme të presidencës rumune, që fillon pas disa ditësh”, shtoi ai.
“Nënvizuam përsëri rëndësinë që ka për rajonin anëtarësimi në BE i Serbisë”, tha më tej Tsipras dhe vazhdoi:
“BE duhet t’u japë një vizion pozitiv popujve të Ballkanit dhe të flasë me vetëbesim për Ballkanin Perëndimor, jo me frikë dhe me disfatizëm”.
“Kemi përpara nesh sfida të rëndësishme. Duam të japim një mesazh optimizmi dhe njëkohësisht një mesazh se gjithë vendet e Ballkanit duhet të ndjekin shembullin që japim sot të bashkëpunimit tonë dhe ta bazojnë vizionin për integrimin e tyre në BE, në përmbushjen e detyrimeve dhe nevojën e përshtatjes me vlerat europiane. Respektimi i të drejtës ndërkombëtare, respektimi i të drejtave të minoriteteve dhe garantimi i shtetit të së drejtës janë kritere të pacenueshme për anëtarësim në BE”, përfundoi Tsipras.
Ndaje me miqte