Tsipras: Do të shemben 2.300 objekte në Atikë
Tribuna TV
07 Gusht 2018
“Kaosi i ndërtimeve të pakontrolluara, që kërcënon jetë njerëzore nuk mund të tolerohet më”, ka deklaruar kryeministri grek Aleksis Tsipras, gjatë një takimi në Lavrio.
“Çka shkatërron pyjet dhe bregdetin, çka përfaqëson rrezik për jetët njerëzore do të shembet. Është detyrimi ynë ndaj të vdekurve tanë. Por më shumë është detyrimi ynë ndaj të gjallëve, ndaj brezave të ardhshëm”, shtoi.
Më tej Tsipras tha se qeveria është e detyruar që të ulë kokën dhe të shqyrtojë “si” dhe “përse” ndodhi tragjedia me zjarret në Atikën Lindore.
“Dhimbja për jetët që u humbën lind përgjegjësinë që të mos mbetemi tek fjalët, por të kalojmë në vepra, secili për atë që i takon, në mënyrë që KURRË MË të mos përjetojmë një tragjedi të tillë. KURRË MË, ky duhet të jetë vendimi dhe synimi i gjethe neve. Dhe para së gjithashtu duhet të kalojë në vepra qeveria e vendit”, theksoi kryeministri grek.
“Atika jetoi një tragjedi të papërshkrueshme. Greqia jetoi një tragjedi kombëtare”, tha Tsipras.
“Zia është e pranishme në këto 15 ditë në të gjitha fjalët tona dhe në të gjitha lëvizjet. Dhe askush nuk mund të mos ulë kokën, i dominuar nga trishtimi për humbjen e kaq njerëzve tanë”, vazhdoi.
“Ditët e ardhshme qeveria do të avancojë menjëherë në shembjen e 3.200 ndërtimeve të parregullta, për të cilat ka dalë vendi i parevokueshëm që të prishen”, tha më tej kryeministri.
“banesa që gjenden në zonën e bregut të detit, në hapësira të ripyllëzuara, në parqe kombëtare dhe në përrenj të thatë në Atikë dhe përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë publike, do të shemben”, theksoi.
Këto 3.200 objekte janë në Atikë dhe e njëjta do të bëhet edhe në pjesën tjetër të Greqisë, përfundoi kryeministri grek.
Ndaje me miqte