0030 210 33 18 483

Tsipras: "Duhet të jemi pjesë e zgjidhjes, jo e luftës"?

Tribuna TV 01 Mars 2022

“Invazioni rus në Ukrainë po e zhyt një vend në furrën e vdekjes, në gjak dhe në shkatërrim dhe po e kthen Europën, por dhe gjithë njerëzimin në kohë të errëta dhe të rrezikshme”, theksoi kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras gjatë debatit parlamentar për luftën në Ukrainë, duke shtuar se “nevojitet kohezion kombëtar, sensibilitet human, sinqeritet politik dhe vendosmëri”.

Shefi i opozitës theksoi se duhet t’i jepet fund menjëherë invazionit rus në Ukrainë, u shpreh në favor të sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe theksoi se Greqia nuk duhet të bëhet pjesë e luftës në vend se të jetë pjesë e zgjidhjes.

Ndaje me miqte