Tsipras e Zaev, kandidatë për Nobelin e Paqes
Tribuna TV
01 Tetor 2018
Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras dhe homologu i tij nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Zoran Zaev, janë ndër kandidatët dominues për të fituar çmimin Nobel për Paqen, i ka deklaruar agjencisë ANA-MPA, gazetari suedez Wiktor Nummelin, redaktor i agjencisë TT për çmimet Nobel.
“Është e vështirë të themi se kush është kandidat e kush jo. Por është një sekret i përbashkët që emrat e tyre janë përmendur për çmimin”, thotë gazetari suedez.
“Çdo vit bëhen shumë hamendje dhe diskutime se kush do ta marrë çmimin për Paqen, në cilën fushë do të donin të fokusoheshin pjesëtarët e jurisë. Sivjet po flasin shumë për Gadishullin korean, diskutojmë për situatën me refugjatët, negociatat midis Greqisë dhe Maqedonisë”, ka shtuar.
Gazetari Nummelin ka nënvizuar se shumë pjesëtarë të zhurisë mendojnë se “do të ishte perfekte qe çmimi Nobel për paqen t’u jepej kryeministrave të të dy vendeve apo dikujt tjetri që negocioi”.
Ndaje me miqte