Tsipras "?? Erdogan, replika në distancë për shpimet në zonën eksluzive të Qipros
TV TRIBUNA
25 Qershor 2019
Vazhdojnë tensionet verbale dhe shkëmbimet e replikave ndërmjet Athinës dhe Ankarasë, pas vendimit të Turqisë që të kryejë shpime për naftë dhe gaz në hapësirën e zonës ekskluzive ekonomike të Qipros.
Kryeministri grek Aleksis Tsipras i është përgjigjur të martën presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, duke nënvizuar se ai (Tsipras) flet duke pasur përkrahjen e gjithë vendeve anëtare të BE-së.
Nga Qipro, ku vizitoi batalionin e forcave greke të Qipros – ELDYK, Tsipras theksoi që kush cenon të drejtën ndërkombëtare, të drejtat sovrane të Greqisë dhe Republikës Qiprote, dë të paguajë një çmim të rëndë. Duke iu drejtuar presidentit turk, Tsipras tha se ai nuk “thotë sa gjëra”, por flet gjuhën e të drejtës ndërkombëtare, të së vërtetës dhe të vendosmërisë. Gjithashtu, “nuk flet vetëm”, por flet duke pasur në krah gjithë vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe shumicën dërrmuese të komunitetit ndërkombëtar, tha Tsipras.
Erdogan: “Tsipras le të thotë çfarë të dojë, shpimet do të bëhen”
Nga ana e vet, presidenti turk, duke folur para deputetëve të partisë në pushtet, pas humbjes së zgjedhjeve bashkiake në Stamboll, dhe duke iu referuar reagimeve të kryeministrit grek, deklaroi “(Tsipras) le të thotë çfarë të dojë, ne do t’i vazhdojmë shpimet”.
Kemi katër anije (në zonë) dhe i kemi marrë masat tona me forcat e armatosura. Kryeministri i Greqisë thotë i vetëm disa gjëra. Çfarëdo që të thotë ai, ne kemi të drejtat tona atje dhe në emër të mbrojtjes së të drejtave anijet tona po kërkojnë dhe po shpojnë. Shpimet do të vazhdojnë dhe forcat tona të armatosura kanë marr[ë, marrin dhe do të marrin masat e domosdoshme”, tha Erdogan.
Ndaje me miqte