Tsipras: Fokusi ynë, në integrimin europian të Ballkanit Perëndimor
Tribuna TV
25 Prill 2018
Nevojën e një ritmi të përbashkët për suksesin e samitit të Sofies për Ballkanin Perëndimor, ka theksuar kryeministri grek Aleksis Tsipras, pas përfundimit të takimit të Bukureshtit.
Tsipras gjithashtu ka theksuar se institucionalizimi i bashkëpunimit midis katër vendeve (Greqi, Bullgari, Rumani, Serbi), ka një peshë të veçantë, pasi ka si objektiv bashkëveprimin për paqen, stabilitetin dhe sigurinë më gjerë në rajon.
“Dihet nga të gjithë se Ballkani është një rajon që gjithmonë përballej me sfida të shumëfishta, është një rajon që është vënë në provë nga nacionalizmat, konfrontimet, luftërat, konfliktet; por është ama një rajon që ka mundësi të rëndësishme dhe ne gjendemi këtu për të përballuar sfidat dhe shfrytëzuar shanset”, deklaroi Tsipras, gjatë deklaratave të përbashkëta me kryeministrin e Bullgarisë Boiko Borisov, kryeministren e Hungarisë Viorica Dancila dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic..
“Vizioni i bashkëpunimi dhe bashkëzhvillimit të vendeve ballkanike nuk është diçka e re- tha kryeministri grek dhe shtoi: -Është një vizion i vjetër që është sprovuar mjaft herë në histori, por besoj se sot jo vetëm mbetet aktual, por është më aktual se kurrë. Me kushte bashkëkohore, sigurisht. Me kushte dialogu dhe jo me përjashtime dhe akte të njëanshme, si ato që për fat të keq kemi përjetuar vitet e fundit në Ballkan”.
Tsipras deklaroi se iniciativat e katër liderëve fokusohen në integrimin dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, por gjithmonë “sigurisht me kushtin e përmbushjes së kritereve që ka Bashkimi Europian për reforma dhe garantim të fqinjësisë së mirë”.
Ndaje me miqte