0030 210 33 18 483

Tsipras i dhurojnë fanelën e Adetokunbo-s

Tribuna TV 08 Shtator 2018

Kryeministrit grek, Aleksis Tsipras dhe sekretarit amerikan të tregtisë Wilbur L. Ros, iu është bërë një surprizë gjatë vizitës në pavijonin e SHBA në panairin ndërkombëtar të Selanikut.

Vizita e tyre në këtë pavijon filloi te stenda e Facebookut dhe më pas te stenda e kompanisë Envipco, e cila do të ndërtojë në Markopulo të Atikës impiantin e parë të prodhimit të makinerive të riciklimit të teknologjisë së lartë.

Këtu u shfaq edhe një video e basketbollistit të njohur Janis Adetokonbo, që është dhe ambasador i vullnetit të mirë për riciklimin.

Në vazhdim, njeri prej përfaqësuesve të kompanisë, i dhuroi zotit Tsipras dhe sekretarit amerikan të tregtisë nga një fanelë të Adetokunbo-s, firmosur nga ylli i NBA-it.

Ndaje me miqte