Tsipras: I thamë të vërtetën popullit grek
TV Tribuna
02 Korrik 2019
“Gjithë sa ndodhën në të kaluarën, janë të shkuara, mirëpo nuk janë të harruara. Mbetet të shohim nëse prania ime në televizionin Skai vë në vend normalitetin”, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Tsipras, gjatë një interviste në TV Skai.
Duke shpjeguar arsyet se përse ai dhe kuadrot e SYRIZA-s e kishin bojkotuar që prej më shumë se dy vjetësh këtë televizion privat, Tsipras tha se “ishte një vendim ekstrem, nuk e përmirësoi qëndrimin e kanalit ndaj SYRIZA-s, por as e ndihmoi vetë SYRIZA-n”.
“Akumulimi i një kritike kaq të madhe nuk është treguar më par ndaj asnjë qeverie dhe asnjë kryeministri. Kritika është normale, mirëpo disa herë kapërcehen kufijtë”, tha Tsipras dhe shtoi: “Jam përpjekur të jem objektiv kundrejt gazetarëve. Vlerësoj se disa herë ju i kaluat kufijtë, duke dëmtuar objektivitetin e kanalit tuaj. Pati raste që unë mendova se duhen bërë hapa që të normalizohen marrëdhëniet”.
Gjithsesi, Tsipras insistoi se pas vitit 2014 SKAI mbajti një qëndrim të njëanshëm kundër SYRIZA-s.
“Megjithatë, unë jam këtu sepse dua të shfrytëzoj çdo frekuencë publike dhe ngaqë besoj se prania ime këtu mund të krijojë premisat për kthim tek normalitetit”, tha Tsipras dhe nënvizoi se SYRIZA ishte një forcë politike e cila krijoi pasiguri jo tek gazetarët, por tek pronarët e mediave që sot po paguajnë për posedimin e frekuencave publike, ndërsa në të kaluarën nuk paguanin një dysh”...
Ndaje me miqte