0030 210 33 18 483

Tsipras, intervistë te Skai, "që të mbërrijë e vërteta tek i gjithë populli"?.

TV TRIBUNA 01 Korrik 2019

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka shpallur me një mesazh në rrjetin social Twitter, vendimin e tij që të japë një intervistë për televizionin Skai.

“kam vendosur që të martën në mbrëmje të shkoj në televizionin Skai. Të dëgjohen edhe aty argumentet tona. Nëse zoti Mitsotakis vendosi të glorifikohet duke u fshehur, ne do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që të arrijë e vërteta tek i gjithë populli. Pa frikë dhe në çfarëdo ambienti”, shkruajti Tsipras.

“Shigjetat” ndaj kryetarit të opozitës lidhen me faktin që SYRIZA e akuzon se iu shmang zhvillimit të një debati televiziv me pjesëmarrjen e liderëve të partive kryesore.

Kujtojmë se partia SYRIZA dhe qeveria e ka bojkotuar prej shumë kohësh televizionin Skai, duke e akuzuar për njëanshmëri. Asnjë ministër apo kuadër i SYRIZA-s nuk ka dalë prej tre vjetësh në këtë televizion të rëndësishëm.

Ndaje me miqte