Tsipras: Kërkoj votëbesim për qeverinë
Tribuna TV
13 Janar 2019
Pas largimit nga qeveria të Panos Kammenos dhe grekëve të Pavarur, kryeministri Aleksis Tsipras tha se do të kërkoj votëbesimin e kabinetit të tij.
Tsipras shtoi se ka folur me kryetarin e parlamentit, me qëllim që të avancojnë procedurat përkatëse, me qëllim që të finalizohet mandati kushtetues i qeverisë, në tetor 2019.
Sipas burimeve mediatike, seanca për votëbesimin e qeverisë do të fillojë të martën dhe votimi do të kryhet të enjten.
Sa i përket largimit të Kammenos, Tsipras bëri deklaratën e mëposhtme:
“Për thuajse katër vjet kisha një bashkëpunim të ndershëm dhe të sinqertë me Panos Kammenos dhe është e njohur se u përkasim familjeve të ndryshme politike.
Me bashkëpunimin tonë e nxorrëm vendin nga programet e shpëtimit dhe arritëm të mbështesnim shtresat më të dobëta, ndërsa u hap rruga për luftimin e korrupsionit.
E falënderoj nga zemra Panos Kammenosin për kontributin e pazëvendësueshëm gjatë gjithë këtyre viteve”.
Tsipras gjithashtu komunikoi edhe zëvendësin e zotit kammenos në krye të ministrisë së mbrojtjes. Ai do të jetë shefi aktual i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura, admirali Evangelos Apostokalis.
Ndaje me miqte