Tsipras: Kapitalizmi neoliberal nuk mund të japë më zgjidhje
07 Gusht 2020
Kapitalizmi neoliberal nuk mund të sigurojë më përgjigje për kushtet e sotme shumëdimensionale të krizës, deklaroi kreu i opozitës greke SYRIZA, Aleksis Cipras në një intervistë për portalin “ieidiseis.gr”.
”Situata aktuale kërkon një të majtë të re që mund të japë përgjigje radikale, por edhe realiste për tejkalimin e krizës”, theksoi Cipras.
”Social-demokracia europiane duhet të rithemelohet nëse dëshiron të luajë përsëri një rol kryesor në zhvillimet e kontinentit”, shtoi ai.
Ndaje me miqte