0030 210 33 18 483

Tsipras: "Kontrata jonë është me popullin dhe do ta rinovojmë në vjeshtën e 2019-s"?

Tribuna TV 23 Nentor 2018

“Kontrata jonë është me popullin dhe do ta rinovojmë në vjeshtën e 2019-s”, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Tsipras, gjatë fjalë[s së toj në parlament, në senacën për diskutimin e projektligjit mbi reduktimin e kontributeve për sigurimet shoqërore.

Duke iu referuar çështjes së sogurimeve shoqërore, kryeministri theksoi se pensionet jo vetëm që nuk do të ulen më, po pëtkundrazi, do të rriten për më shumnë se 500.000 pensionistë.

“Tani që ekonomia po rimëkëmbet dhe po dalim nga aventura e masave shtrënguese, po ju pyes, se çfarë do të bëni pa barbarët”, tha Tsipras duke iu drejtuar opozitës me perifrazimin e poezisë së njohur të poewtit të shquar grek, Konstantinos Kavafis.

“Po dalim nga masat shtrënguese, shpëtuam pensionet, po vemë në vend padrejtësitë, reduktojmë kontributet për siguracionet, do të japim sërish dividentin social për ata që e kanë me të vërtetë nevojë, do të reralizojmë gjithë masat që shpallëm në Selanik në 2014-n”, vazhdoi kryeministri.

“Sot, qartë dhe me ndershmëri mund t’i themi popullit grek se saktificat e tij zunë vend. padrejtësitë do të korrigjohen”, theksoi Tsipras.

“Vetëm tre vjet pas kolapsit të sistemit të sigurimeve shoqërore, kemi tashmë një sistem suficitar, të qëndrueshëm në plan afatgjatë dhe më të drejtë... Reduktojmë kontributet për pensionin kryer me 33% për profesionistët e lirë, të vetëpunësuarit dhe për fermerët. Po përmirësojmë reduktimet në kontributet për shkencëtarët e rinj. Reduktojmë te minimumi kontributet dhe madje në mënyrë retrospektive për inxhinierët e vetëpunësuar, avokatët dhe mjekët”, nënvizoi kryeministri grek.

Ndaje me miqte