0030 210 33 18 483

Tsipras: "Krenarë për nënshtetësinë e brezit të dytë"?

TV TRIBUNA 07 Prill 2019

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka veçuar si një nga treguesit e qeverisjes progresive dhënien e nënshtetësisë për fëmijtë e emigrantëve, apo siç thuhet, “emigrantëve të brezit të dytë”.

Gjatë fjalimit të tij në palestrën Olimpike në Galatsi, Athinë, Tsipras ka deklaruar se:

“Nuk bëmë mrekullira, por arritëm shumë. Morëm një vend të falimentuar, një shoqëri të plaçkitur, mirëpo në kushte të vështira financiare arritëm:

Të ulim papunësinë me 9%, me krijimin e mbi 350.000 vendeve të reja të punës.

Të kufizojmë punën e padeklaruar duke shkuar në 8%, nga 20% që ishte kur erdhëm në qeverisje.

Rikthyem parimet bazë të negociatave për kontratën kolektive të punës.

Mbrojtëm banesat e shtresave popullore.

Nuk arritëm aq sa donim. Mirëpo filluam një luftë të gjatë e të vështirë.

Dhe në të njëjtën kohë dhamë konceptim e qeverisjes progresiste:

Me dhënien e nënshtetësisë emigrantëve të brezit të dytë. Fëmijve që u lindën e u rritën këtu dhe janë grekë dhe jemi krenarë për këtë.

Me kontratën e bashkëjetesës dhe për çiftet homoseksuale.

Me sanksionimin ligjor të identitetit të gjinisë.

Dhe natyrisht me ndërhyrjen e madhe progresive të rishikimit të Kushtetutës.

Një reformë që do të bëhet vepër, nëse në zgjedhjet e ardhshme kombëtare, në vjeshtë, Aleanca progresive, SYRIZA, do të jetë sërish edhe për katër vitet e ardhshme një forcë e fuqishme”, ka nënvizuar kryeministri grek dhe kryetar i SYRIZA-s.

Ndaje me miqte