Tsipras: Më 7 korrik përplasen dy projekte dhe dy botë
TV Tribuna
15 Qershor 2019
Në zgjedhjet e 7 korrikut do të ballafaqohen dy projekte të ndryshme për vendin, deklaroi kryeministri Aleksis Tsipras duke folur para banorëve në ishullin Tilos.
Tspiras u ndodh atje në kuadër të turnet elektoral që po zhvillon në Doedkanez.
Kryeministri dhe kryetar i SYRIZA-s shtroi dilemën e zgjedhjeve: “Duam të na qeverisin ata që e çuan vendin në falimentim dhe na sollën progrmaet me masat shtrënguese apo të vazhdojmë rrugën për zhvillimin me drejtësi dhe lehtësime konkrete për shumicën e shoqërisë?
Pasi nënvizoi se qeveria e tij e nxorri vendin nga kriza, Tsipras tha se “tani mund të kërkojmë nga qytetarët që të gjykojnë, të krahasojnë dhe vendosin se ku do të shkojë vendi vitet e ardhshme. Sot kemi mundësinë të themi se të gjithë së bashku dolënm nga kriza dhe se të gjithë së bashku mund të vazhdojmë me humanizëm, me solidaritet, me drejtësi sociale”.
Tsipras vuri në dukje se rruga e daljes nga kriza nuk është e sigurt, pasi projekti i kundërshtarëve “përmban rrezikun që të shpjerë në një devijim financiar dhe të na sjellë sërish në duart e kreditorëve”.
“Ata që duan të na qeverisin sërish janë po ata që falimentuan vendin dhe qeverisën nga 2010 deri në 2015 dhe sa herë që u kërkohej të shtonin masat shtrënguese thoshnin se nuk duan të t’u rrëmbejnë lavdinë kreditorët”.
Arritëm ta mbyllim bokaportën mbrapa nesh dhe të hapim një dritarezë përpara nesh, mirëpo, po të mos vazhdohet politika për shumicën dhe rikthehen ata që e çuan vendin të falimentim, rruga nuk është e sigurt dhe e shtruar”, theksoi kryeministri.
Ndaje me miqte