Tsipras: Marrëveshja e Prespës një sukses i rëndësishëm për Europën
Tribuna TV
29 Janar 2019
Marrëveshja e Prespës ishte një sukses i rëndësishëm europian, tha kryeministri grek Aleksis Tsipras, gjatë samitit të pestë të Vendeve Jugore të BE-së (MED7) që u zhvillua në Nikozi.
Në këtë samit, që zhvillohet në Qipro për herë të parë, janë të pranishëm kryeministrat e Portugalisë, Francës, Spanjës, Italisë, Maltës, Greqisë dhe Qipros.
Tsipras tha se “ky takim i shtatë liderëve ka një rëndësi të madhe, pasi jep mesazhin se ata qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur që të mbrojnë vlerat themeltare të Europës, ligjin ndërkombëtar, si dhe perspektivën për integrimin europian dhe të tregojnë vullnetin e tyre për të pasur një rol qendror në zhvillimin e Europës dhe periferisë së saj”.
Ndaje me miqte