Tsipras në një rrëfim për jetën e tij dhe shoqen e vet
TV TRIBUNA
29 Janar 2020
Ish kryeministri grek dhe kryetar i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras, ka folur për jetën e vet në një intervistë me gazetarin Nikos Hatzinikolaou në TV Antena.
Tsipras tha ndër të tjera se “mikrobi” i politikës i hyri kur ishte shumë i vogël, “ne kuptimin e një ëndrre apo të përpjekjes që bëja atëherë si i vogël që të kap hapat e vëllait dhe të motrës time që ishin më të mëdhenj”.
Duke folur për vitet e fëminisë, Tsipras tha se ishte fëmija i tretë i një familjeje të shtresës së mesme dhe se kishte shumë vjet diferencë nga vëllai dhe motra. Sipas tij, kjo diferencë moshe dhe mjedisi familjar, i dhanë mundësinë që të merrej me gjëra që bashkëmoshatarët e tij nuk merreshin. Për shembull, tha se në moshën 9 vjeç “e përpinte” gazetën që sillte në shtëpi babai.
Tsipras tha se familja e tij ishte një familje demokratike, dhe iu referua traditës së majtë të familjes nga ana e gjyshërve të vet.
“Babai im, pas vendosjes së demokracisë, ishe votues i PASOK-ut, ndërsa vëllai dhe motra ishin të organizuar në rininë e partisë komuniste”.
Vetë ai u organizua në moshën 14 vjeç, kur si kryetar i këshillit të nxënësve në gjimnazin eksperimental të Ambelokipos shkoi të solidarizohej me protestuesit e shkollës shumëdegëshe aty afër dhe “më kapën ca të rinisë komuniste...”.
Tspras foli edhe për shoqen e vet Beti Baziana, me të cilën bashkëjeton dhe nuk ka kryer martesë, lidhjes së tyre 29 vjet më parë në bankat e liceut. Ai e përshkroi Betin si një njeri dinamik dhe vuri në dukje që përtej dashurisë ekziston dhe një vlerësim reciprok dhe admirim, se diskutojnë shumë, se nuk don të imponohet, por në të njëjtën kohë është një kritike e rreptë dhe se kjo e ndihmon Tspprasin duke i ofruar filtra më të mirë.
Duke folur në vetë të parë se si konkludoi në vendimin për referendumin e 5 korrikut 2015, Tsipras tha se vendimin e mori duke u gdhirë 26 qershori, ditën e lindjes së djalit të tij Orfeas.
“Atë natë e kuptova, pas një negociatave të gjata, ku kishin dominuar “ekstremistët” e palës tjetër. Nuk fjeta atë natë, e mora vendimin në mëngjes. Bëmë një mbledhje në Bruksel dhe në mbrëmje u kthyem në Athinë për të mbledhur këshillin e ministrave. Celularët i kishim lënë jashtë sallës së mbledhjes”.
Në një moment, troket porta dhe hyn shoqja e tij, Beti dhe i drejtohet Tsiprasit me tre gishtat e dorës të ngritura lart, duke dashur të thoshte se ishte ditëlindja e djalit që mbushte tre vjeç.
“E kuptova më vonë, kur pashë se kishte lënë mbi tavolinën time tre qirinj. Pastaj kuptova dhe diçka tjetër, që kur dikush ndodhet në momentin më të vështirë të përgjegjësisë, duhet të vejë si prioritet edhe elementin personal”, tha Tsipras.
Ndaje me miqte