0030 210 33 18 483

Tsipras: "Objektivi, rishpërndarja e pasurisë dhe mbështetja e shtresave të dobta"?

TV TRIBUNA 12 Nentor 2018

“Objektivi i pastër për një sukses të së majtës në Europë është rishpërndarja e pasurisë dhe mbështetja e shtresave të dobta, por sukses edhe më i madh është kur këtë e arrin pa vënë në rrezik interesat e tyre që don të ndihmosh, pa vënë në rrezik financat publike”, deklaroi kryeministri grek Aleksis Tsipras gjatë fjalës në kongresin e partisë social demokrate gjermane (SPD).

“Pa shpërdorime të pallogaritshme, po duke investuar thelbësisht, në ato sektorë që garantojnë kohezionin social dhe prosperitetin kolektiv”, shtoi kryetari i SYRIZA-s.

“Në korrik 2015 vendosa me mendja të kthjellët duke vlerësuar pasojat për forcat sociale që mbron e majta”, tha Tsipras duke iu referuar referendumit të 5 korrikut 2015.

“Dhe krahasimi ishte i tmerrshëm”, vazhdoi kryeministri grek, “Sepse Greqia mbërriti në buzë të falimentimit për shkak të një vjedhjeje sistematike të pasurisë dhe aseteve të shumicës, në dobi të një elite që kishte arritur ta nxjerrë në banka jashtë Greqisë pasurinë e vet. Rrjedhimisht, alternativa e daljes nga euro dhe kthimi në monedhën kombëtare që disave u ngjante një ide jashtëzakonisht revolucionare dhe e majtë, ishte në të vërtetë një alternativë katastrofe totale e shtresave popullore dhe e klasës së mesme në dobi të asaj elite. Një rishpërndarje e dhunshme e pasurisë me drejtimin nga poshtë lart. Prandaj preferuam kompromisin e vështirë”.

“Dhe sot, nëse ndjej se kemi arritje dhe jemi përligjur për përzgjedhjet e vështira, nuk është vetëm sepse shmangëm atë katastrofën totale, as vetëm se arritëm të përmirësojmë financat publike dhe në bend të deficiteve të kemi teprica dhe vazhdimisht më të larta se objektivi”.

“Këto i kemi arritur ndërsa në të njëjtën kohë ulëm me 8 njësi papunësinë, garantuam suksesin e lirë  në shërbimet shëndetësore për 2,5 milionë bashkëqytetarët tanë që ishin të përjashtuar”, vazhdoi kryeministri grek.

“Duke vendosur të ardhurat minimale të garantuara për gjithë qytetarët që përballen me varfërinë e skajshme dhe krizën humanitare. Duke mbështetur sa më shumë që mundeshim shtetin social. Duke arritur një reformë të vështirë për të drejtë në sigurimet shoqërore që garanton një sistem të qëndrueshëm e me drejtësi. Duke rikthyer në normalitet spitalet, shkollat dhe universitetet, që kishin mësues deri në gjysmën e vitit dhe në vend të librave përdornin fotokopje. Ky është suksesi anë”, theksoi Tsipras.

Ndaje me miqte