0030 210 33 18 483

Tsipras: "Objektivi ynë, të fitojmë basin e punësimit"?t

Tribuna TV 26 Gusht 2018

“Kryesorja për periudhën pas memorandumit, nuk është thjesht që të rikthejmë vendin në normalitet, por të fitojmë bastin e punësimit”, ka theksuar kryeministri grek, Aleksis Tsipras, duke folur në Neorio të ishullit Siros.

Duke përshkruar karakteristikat e periudhës “post-memorandum”, kryeministri rreshtoi triptikun: Rimëkëmbje industriale – Zhvillim me drejtësi – Mbrojtje e punës.

Dhe shtoi: “Kemi filluar të ndryshojmë, por kemi ende shumë për të bërë”.

Duke e fokusuar fjalimin në rifitimin e të drejtave të punonjësve, Tsipras stigmatizoi qlndrimin e atyre forcave politike që siç tha, “ëndërrojnë memorandume të fshehta e të hapura, duke synuar në këtë mënyrë që të mbajnë të lidhur punëtorin dhe gjithmonë të ulët koston e punës”.

Sipas kryeministrit, “gjatë viteve të memorandumeve, njerëzit e punës vuajtën më shumë nga sekush tjetër. Puna u bë i vetmi ‘mall’ që kreditorët nuk i lejonin ‘shitësit’, domethënë punëtorët, që të negocionin lirisht çmimin”.

 “Rimëkëmbja do të vijë në ekonominë reale, në njerëzit që vuajtën dhe që do të gjejnë sërish punë, dhe jo në shifra formale”, ka vënë në dukje Tsipras, me një mesazh në Twitter.

Ndaje me miqte