0030 210 33 18 483

Tsipras përshëndet maturantët në provime

Tribuna TV 07 Qershor 2018

"Investimi në arsim është një investim për të ardhmen e vendit", sipas kyeministrit Alexis Tsipras, i cili me një postim në Twitter iu uron sukses nxënësve që filluan sot provimet e matures”.

"Një sukses për gjithë nxënësit që kanë hyrë nga sot në proçesin e provimeve shtetërore. Me mbështetjen e prindërve dhe mësuesve, ju uroj që të përballeni me këtë provë me qetësi dhe besim se sfida për dije nuk ndalet kurrë.

Përkundrazi, ajo merr shumë forma të ndryshme gjatë jetës tonë dhe është një nga më të bukurat.

Detyra jonë është të vazhdojmë t'i shërbejmë përmirësimit të Arsimit Publik dhe rolit të tij në shoqëri. Investimi në arsim është një investim në të ardhmen e vendit", shkroi kryeministri grek.

Ndaje me miqte