Tsipras paralajmëron Turqinë për shpimet
TV TRIBUNA
24 Qershor 2019
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka paralajmëruar Turqinë se as që duhet ta mendojë kryerjen e shpimeve në Kastelorizo duke vënë në dukje se Greqia ka në plan parandalimin e çdo shpimi, gjatë një interviste në kanalin shtetëror grek, ERT3.
Tsipras tha se është “plotësisht i justifikuar” për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, pasi ka përmirësuar kredibilitetin dhe prestigjin ndërkombëtar të Greqisë dhe ka ndihmuar në transformimin e Bashkimit Europian në favor të çështjeve kombëtare.
“Këshilli Europian mori një vendim të qartë dhe të rreptë mbi veprimet e paligjshme të Turqisë në Mesdheun Lindor dhe Egjeun, që përfaqëson një fitore të madhe kombëtare diplomatike për Greqinë dhe Qipron”, theksoi kryeministri grek.
Ai akuzoi kreun e ”Demokracisë së Re”, Kyriakos Mitsotaqis dhe partitë e tjera të opozitës, për “një qëndrim të papërgjegjshëm dhe hipokritik” ndaj Marrëveshjes së Prespës.
”Është e paarsyeshme që Mitsotaqis beson se një sërë reformash do të bindin partnerët për të reduktuar objektivat e suficitit primar ndërkohë që SYRIZA ka arritur ta bëjë këtë”, theksoi Tsipras.
Aleksis Tsipras gjithashtu u shpreh optimist se SYRIZA do t’i fitonte zgjedhjet e 7 korrikut.
Ndaje me miqte