Tsipras: "Po dalim përfundimisht  nga programi i shpëtimit"?
Tribuna TV
01 Prill 2018
“Ekonomia po ka një super performancë, objektivat e programit po mbi realizohen dhe pas pak muajsh dalim formalisht, dhe sidomos thelbësisht nga ‘mnimoniat’ (programet e shpëtimit) që na torturuan për tetë vjet”, theksoi kryeministri grek, Aleksis Tsipras gjatë fjalimit në mbyllje të punimeve të konferencës rajonale për zhvillimin të Atikës Lindore.
“Tashmë është e dukshme nga mënyra se si trajtohet Greqia në botën e jashtme, se po gdhin një ditë e re. Është mizerabilitet që disa të thonë se kjo nuk po ndodh. Ka mospajtime për atë se si do të jetë dita e ardhshme dhe për atë që ne nuk konsiderojmë se objektivi duhet të jetë Greqia e vitit 2009 që na çoi në krizë”, vazhdoi Tsipras.
Duke përsëritur qëndrimin e tij për një “zhvillim të drejtë”, kryeministri kërkoi që mos të ketë mospajtime për gjëra që janë të qarta dhe mund t’i japin vetëbesim dhe shpresë popullit.
“Gjendemi në një pikë kthese kritike. E kanë gabim ata që kujtojnë se është e paracaktuar rruga jonë drejt zhvillimit dhe daljen nga kriza. Tani është momenti që po dalim dalëngadalë dhe duhet ta planëzojmë ditën e ardhshme në baza të qëndrueshme. Të mos bëjmë gabimet që na sollën aty ku u gjendëm para tetë vjetësh”, vuri në dukje Aleksis Tsipras, duke shtuar se “duhet të angazhohemi se do të ndërtojmë një Greqi e cila do të shkelë në këmbët e veta, e mbështetur në forcat e veta”.
Ndaje me miqte