Tsipras rikompozon qeverinë. Poste ministrore për një "të djathtë"? e një "centriste të majtë"?
Tribuna TV
28 Gusht 2018
Në mënyrë të papritur është shpallur në orët e vona të pasdites së të martës kabineti i ri i kryeministrit Aleksis Tsipras.
Ndryshimet në qeveri ishin thjeshtë çështje kohe, pas zgjedhjes së ministrit të brendshëm, Panos Skourletis, në postin e sekretarit të Komitetit Qendror të SYRIZA-s.
Qeveria e re ka 52 ministra e zëvendësministra, 8 më shumë se qeveria e mëparshme, që kishte dalë nga zgjedhjet e shtatorit 2015.
Në postet e tyre kanë mbetur ministri i jashtëm, Nikos Kotzias, ministri i financave Euklidis Tsakalotos dhe ai i mbrojtjes Panos Kammenos, që është dhe kryetar i Grekëve të Pavarur, partisë së djathtë që ndodhet në qeveri me zotin Tsipras që nga janari 2015.
Një nga risitë është se kryeministri Tsipras u ka besuar dy femrave drejtimin e ministrisë së mbrojtjes së qytetarit, përndryshe ministria e rendit. Ministre u emëruar Olga gerovasili, deri sot ministre e reformës administrative. Numri dy në këtë ministri do të jetë Katerina Papakosta, që deri pak muaj më parë ishte përjashtuar nga grupi parlamentar i Demokracisë së re, partisë më të madhe opozitare.
Por Aleksis Tsipras ka bërë “një hapje” edhe ndaj qendrës së majtë, duke i dhënë drejtimin e ministrisë së së reformës administrative mariliza ksenogianakopulu-t, një ish ministre dhe deputete e PASOK-ut, e cila i përket krahut të ish kryeministrit Jorgos Papandreu.
Përbërja e qeverisë së re, siç u shpall nga zëdhënësi Dimitris Tzanakopulos:
Kryeministër: Aleksis Tsipras
Zëvendëskryeministër: Janis Dragasakis
Ministër i brendshëm: Aleksandros Haritsis
Zëvendësministre: Marina Hrysoveloni
Ministre për Maqedoninë dhe Trakën: katerina Notopoulou
Ministre e mbrojtjes së qytetarit: Olga Gerovasili
Zëvendësministre: Katerina Papakosta
Ministër i Zhvillimit Ekonomik: Janis Dragasakis
Ministër alternat i industrisë: Sterjos Pitsorlas
Zëvendësministër: Stathis Jannakidis
Ministër i politikës digitale, telekomunikacioneve dhe informacionit: Nikos Pappas
Zëvendësministër: Lefteris Kretos
Ministër i mbrojtjes kombëtare: Panos Kammenos
Zëvendësministër: Panajotis Rigas
Zëvendësministre: Maria Kolia Tsarouha
Ministër i arsimit, hulumtimeve dhe fesë: Kostas Gavroglou
Ministër alternat për hulumtimet dhe inovacionin: Kostas Fotakis
Zëvendësministre: Meri Tzoufi
Ministre e punës, sigurimeve shoqërore dhe solidaritetit social: Efi Ahcioglou
Ministre alternate: Theano Fotiou
Zëvendësministër i punës: Anastasios Petropoulos
Zëvendësministër për sigurimet shoqëore: Athanasios Iliopoulos
Ministër i jashtëm: Nikos Kotzias
Ministër alternat për çështjet europiane: Jorgos Katrugalos
Zëvendësministër për çështjet fetare: Markos Bolaris
Zëvendësministër për diasporën: Terens Kuick
Ministër i drejtësisë, transparencës dhe të drejtave të njeriut: Mihalis Kalogyrou
Ministër alternat i ngarkuar me luftën kundër korrupsionit: Dhimitris papaggelopoulos
Ministër i financave: Euklidis Tsakalotos
Ministër alternat: Jorgos Houliarakis
Zëvendësministre: Katerina Papanatsiou
Ministër i shëndetësisë: Andreas Ksanthos
Ministër alternat: Pavlos Polakis
Ministre e rimëkëmbjes administrative: Mariliza Ksenogiannakopoulou
Ministre e kulturës dhe sporteve: Myrsini Zorba
Zëvendësministër për sportet: Jorgos Vasiliadis
Zëvendësministër: Konstantinos Stratis
Ministër i mjedisit dhe energjisë: Jorgos Stathakis
Ministër alternat: Sokratis Famelos
Zëvendësministër: Jorgos Dimaras
Ministër i infrastrukturës dhe transporteve: Hristos Spirtzis
Zëvendësministër: Nikos Mavraganis
Ministër i politikës së emigracionit: Dimitris Vitsas
Ministër i marinës dhe politikës për ishujt: Fotis Kouvelis
Ministër alternat: Nektarios Santorinios
Ministër i zhvillimit agrar dhe ushqimit: Stavros Arahovitis
Zëvendësministër: Vasilis Kokkalis
Zëvendësministre: Olimbia Telijiridou
Ministre e turizmit: Eleni Koundoura
Ministër shteti, i ngarkuar me çështjet të jetës së përditshme të qytetarëve: Alekos Flambouraris
Ministër shteti, i ngarkuar me koordinimin e punës së qeverisë: Hristoforos Bernardakis
Ministër shteti dhe zëdhënës i qeverisë: Dimitris Tzanakopoulos
Zëvendësministër pranë kryeministrit: Dimitris Liakos.
Ndaje me miqte